Detajet/ Ishte nisur drejt Shqipërisë, ndalohet makina me drogë

Një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar është ndaluar nga patrullat e policisë greke, ku në brendësi janë gjetur 20 kg marijuanë.

Makina është ndjekur për gjatë gjithë kohës nga policia greke.

Fillimisht mjeti nuk i është bindur postbllokut të policise dhe pas ndjekjes së gjatë është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania.

Brenda ne mjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë.

Në pranga ranë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur.

Gjithashtu u identifikua dhe më pas u arrestua edhe pronari i mjetit, shtetas grek.

Ndërkohë që u sekuestruan 3 celularë dhe 200 euro.