Konfirmohen 4 vdekje dhe 2 raste të reja me Covid-19 në Greqi

Dy raste të reja të koronavirusit në Greqi u njoftuan pasditen e sotme.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 2.918, nga të cilat 55.1% janë burra 

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 4, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 179 vdekje .

Mosha mesatare e pacientëve që kanë vdekur është 76 vjeç, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar nga intubacioni është 12. 

Ndërkohë numri i rasteve gjithsej është 2918.