Perez konfirmon: Reali s’do t’i luajë ndeshjet në ‘Santiago Bernabeu’

Pas rifillimit të La Ligës, që është pezulluar për shkak të Koronavirusit, Real Madridi ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit nuk do t’i luajë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kjo është konfirmuar nga vetë presidenti i madrilenëve, Florentino Perez.

Numri një i madrilenëve, së fundmi është shprehur se ndeshjet e radhës Reali do i luajë në kompleksin “Alfredo Di Stefano”.

“Të gjitha ndeshjet si vendas do i luajmë në kompleksin ‘Alfredo Di Stefano’. Kjo vjen për shkak të rikonstruktimeve që po kryejmë në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, të cilin shpresojmë ta kemi gati për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Perez.

Reali Madridi po bën disa ndryshime në stadiumin aktual, me punimet që kanë nisur dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë verës, teksa shpresohet që ta kenë gati për sezonin tjetër.