Eduard Gjini për Syri TV: Brenda javës klubet shqiptare presin licencimet nga UEFA

Superliga do të rinisë të mërkurën, ndërsa klubet shqiptare përveç objektivave sezonale në kampionat dhe në Kupë, presin licencimet nga UEFA.

Në kompeticionit evropiane marrin pjesë fituesi i Superiores në Champions League, ndërsa vendi i dytë, vendi i tretë dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë në Europa League.

Për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s, klubet shqiptare kanë bërë gati dokumentacionit për licencimin.

Këtë temë e sqaron shefi i Sektorit të Licencimeve në FSHF, Eduart Gjini, i cili dha një intervistë për gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV.

“Klubet shqiptare i kanë plotësuar katër kritere, përveç atij financiar dhe dokumentacionin e kanë dorëzuar në UEFA. Përveç 10 klubeve të Superiores, për të marrë licenën kanë aplikuar edhe Apolonia e Kategorisë së Parë dhe dy ekipe femrash. Brenda javës Komisioni i Licencimit në UEFA do të marrë vendimet për secilin klub”, tha Gjini.

Tirana – Mund të jap me garanci që dokumentacioni i klubit të Tiranës është i plotë. Tirana ka bërë përmirësime të dukshme, por është Komisioni ai që do të vendosë nëse Tirana do ta marrë apo do t’i refuzohet licenca.

Aplikimi - Të gjitha klubet e Superiores kanë aplikuar për licencën, pasi do t’u duhet jo vetëm për të luajtur në Kupat e Evropës, por do t’u duhet që të luajnë edhe në kompeticionit në vend.