ZYRTARE: Ighalo nënshkruan me Man United

Mancheste United ka zyrtarizuar nënshkrimin me Odion Ighalo.

Pasi i skadoi huazimi i parë, nigeriani 30-vjeçar do të vazhdojë të jetë i huazuar tashmë deri në janar të vitit 2021, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Pak minuta më parë ishte paralajmëruar marrëveshja mes palëve, kurse  tashmë gjithçka është zyrtare.