Rama: Në Paris isha për vizitë informale, për Reformën Zgjedhore do presim pa folur

Kryeministri Edi Rama reagoi pas akuzave të opozitës për vizitën e tij në Paris.

Ai komentoi po ashtu edhe situatën e krijuar pas përfundimit të afatit për Reformën Zgjedhore.

“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë! Pikë.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet,” shkruan Rama.