Kim, Soreca dhe Norman në zyrën e Bashës në orën 15:00

Pasi kaloi afati i palëve politike për të përfunduar Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, ambasadorja amerikane, ambasadori i BE Soreca dhe britaniku Duncan Norman i shkojnë në zyrë kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Takimi vjen një ditë pasi palët nuk arritën marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Palët u dakordësuan dhe u zotuan që ta përfundonin Reformën brenda 31 majit, por tashmë pas këtij premtimi të pambajtur ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje.

Diplomatët thonë se mbarimi i Reformës lidhet ngushtësisht me integrimin e vendit.