Festimi i lojtarit në Gjermani tërheq vëmendjen e botës, kujtohet George Floyd

Borussia Monchengladbach rifitoi vendin e tretë në Bundesligë pas fitores së thellë 4-1 ndaj Union Berlinit në “Borussia-Park”.

Marcus Thuram ka marrë vëmendjen e gjithë botës për festimin e golit të parë pasi u ul në njërin gju, si shenjë proteste kundër racizmit, në kujtim të George Floyd.

Kujtojmë që në SHBA protestat kanë shpërthyer kundër racizmit pas vrasjes së tmerrshme të George Floyd.