Koronavirusi/ Ndërron jetë një tjetër pacient tek Infektivi

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas News24, mësohet se ka ndërruar jetë tek Infektivi një 70-vjeçare.

Kjo është viktima e 34-të në Shqipëri nga virusi i rëndë, që nga mesi i muajit mars, kur u identifikua rasti i parë pozitiv me koronavirus.