VIDEO/ Kamioni futet mes protestuesve në Mineapolis

Një kamion është futur mes protestuesve në një urë në Mineapolis duke provokuar një situatë të rrezikshme.

Kamioni është ndalur dhe mandej protestuesit e kanë nxjerrë shoferin duke e rrahur.

Mediat amerikane kanë raportuar se shoferi është arrestuar për një ngjarje që ilustron shkallën e tensionit në një pjesë të shoqërisë amerikane.