Përplasen automjetet në rrugën e Rinasit, plagosen dy fëmijë

Dy fëmijë mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Rinas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 te mengjesit të sotshëm, në rrugën e re të Rinasit, ku mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.

Si pasojë e aksidentit  janë dëmtuar pasagjerët në mjet  një 15 vjeçar dhe  një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.