Meta: Të mësojmë nga sinqeriteti i fëmijëve për të ndërtuar Shqipërinë europiane

Nga Ilir Meta.

Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!

Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t'ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!

Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t'ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë!