Përfundon Këshilli Politik/ Nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore

Brenda afatit të 31 majit nuk ka asnjë marrëveshje për Reformën Zgjedhore teksa mbeldhjet do të vijojnë përtej afatit.

Pas 4 orësh mbledhje palët kanë thyer afatin e dakordësuar dhe nuk kanë rënë dakord për asnjë nga çështjet.

Në deklaratën e tij për mediat jashtë ambjenteve të Pallatit të Kongreseve, përfaqësuesi i PD në këtë tryezë, Oerd Bylykbashi u shpreh ndër të tjera se PS nuk ishte e gatshme për konsensus.