Ja kur do të rikthehen tifozët në stadiumet angleze

Tashmë nuk ka asnjë shans që 92 ndeshjet e fundit të Premier Ligës të luhen me tifozë, por shumë pasiguri ka edhe për sezonin e ardhshëm.

Administratori i Premier Ligës, Richard Masters, zbulon planin e rikthimit të publikut në stadiumet e Anglisë gjatë një interviste për televizionin “Sky Sports”.

“Jemi optimistë se tifozët do të rikthehen në stadiume sezonin e ardhshëm. Do të ishte një shtysë e madhe morale dhe drejt kësaj po punojmë. Por, rikthimi i tyre do të bëhet gradualisht, duke respektuar protokollet e sigurisë”, tha ai.

Masters konfirmoi gjithashtu se VAR-i do të vazhdojë të aplikohet në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, pavarësisht zërave se mund të hiqej.