Reforma zgjedhore, SHBA merr në dorë situatën

Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë ka thirrur në një takim jashtë mbledhjes së Këshillit politik, në një sallë brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin.

Në takim mungojnë përfaqësuesja tjetër e Këshillit Politik, Rudina Hajdari.

Burime për Syri.net theksojnë se, takimi ka nisur para 30 minutash dhe është në vazhdim e sipër.

Mbledhja e Këshillit Politik nisi në ora 19:00 dhe me gjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, pjesa pozitive është se në tryezë sontë nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese.