Fillimisht u dyshua për vetëvrasje/ Por ja çfarë u gjend në trupin e 65-vjeçarit në Himarë

Publikohen detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit në Himarë.

Sipas asaj që raporton gazetari i Syrit, fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por pas konstatimit të trupit të viktimës u gjendën disa plagë plumbash, gjë që shton dyshimet është vrarë.

Ylli Luçaj ishte roja i rrugës së re që po ndërtohet në fshatin Kuç, ndërsa sipas regjistrave të policisë, rezulton një person pa precedentë penalë.

Krismat e armëve alarmuan banorët e zonës, të cilët lajmëruan më pas edhe policinë.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar apo pistë ku po hetohet, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. /A.R, SYRI.net