Ndeshje e çmendur, ja çfarë ndodh në pjesën e dytë në Paderborn-Dortmund

Borussia e Dortmundit po luan në fushën e Paderbornit ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën shënohen plot gola.

Në minutën e 54-t është Hazard që përfiton nga gabimi i portierit kundërshtar dhe kalon Borussian në avantazh.

Kaq u është dashur miqve që të çlirohen dhe pas 3 minutash Sancho realizon edhe golin e dytë.

Por nuk dorëzohet Paderborn, që me penallti në minutën e 71-të me anë të Hunemeier shkurton diferencën në 2-1.

Në të 74’ shënohet goli i katërt, ku Sancho rikthen qetësinë te verdhezinjtë, duke i çuar shifrat në 3-1.