Dyshohet si nxitëse e protestave të dhunshme në SHBA/ Trump shpall 'ANTIFA'-n organizatë terroriste

Organizata e majtë, ANTIFA, po dyshohet se qëndron pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara 4 ditët e fundit.

Presidenti Donald Trump, në një postim në Twitter ka lajmëruar se ANTIFA do të shpallet Organizatë terroriste në SHBA.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin ANTIFA-n si një Organizatë Terroriste", shkruan Trump.

Çfarë është ANTIFA?

Lëvizja ANTIFA në Shtetet e Bashkuara është një lëvizje militante, e majtë, antifashiste , me aktivitet politik e cila përfshin grupe autonome aktivistësh që synojnë të arrijnë objektivat e tyre politikë përmes përdorimi i veprimit të drejtpërdrejtë jo përmes reformës së politikave. Aktivistët përfshihen në taktika të larmishme proteste, përfshirë aktivizmin dixhital, dëmtimin e pasurisë, dhunën fizike dhe ngacmimin ndaj atyre që ata i quajnë si fashist, racist ose nga ekstremi i djathtë.

Individët e përfshirë në lëvizje kanë pikëpamje antikapitaliste dhe pajtohen me një varg ideologjish siç janë anarkizmi, socializmi, komunizmi etj.