Përfundoi brenda në lokal, aksidenti në Korçë si skenë filmi

Dy automjete u përfshinë një një aksident automobilistik në fshatin Cangonj në Korçë.

Si pasojë e përplasjes dhe humbjes së kontrollit të mjetit, njëra prej tyre përfundoi në oborrin e një lokali buzë rrugës.

Ndërkohë automjetit tjetër i cili ka devijtuar drejtimin e të parit ka mbetur në mes të rrugës me pjesën e përparme të shkatërruar.

Sipas asaj që raporton gazetari i Syrit nga Korça, përveç dëmeve të shumta materiale, nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Pamje nga vendngjarja: