FOTO/ Shqipëria digjet, Rama krihet

Teksa pasojat e Koronavirusit vijojnë të ndjehen në Shqipëri gjithmonë e më shumë, kryesisht në ekonomi, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në Paris.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kryeministri ka përdorur avionin qeveritar "Air Albania" për të udhëtuar drejt kryeqytetit francez.

Por si çdo herë, edhe sot nuk kanë munguar memet në rrjetet sociale, të cilat ironizojnë veprimin e shefit të qeverisë, shkruan SYRI.net.

"Dhe kur fshati i vogël digjet, krye... nis e krihet", lexohet në njërin prej tyre.