Formacionet zyrtare: Borussia Monchengladbach - Union Berlin

Janë publikuar formacione zyrtare për përballjen ndërmjet Borussia Monchengladbach - Union Berlin, e vlefshme për javën e 29-të në Bundesligë.

Ndeshja është tepër e rëndësishme për të dy skuadrat, Borussia synon të qëndrojë në Europë, ndërsa Union Berlin për t’u larguar zona e “nxehtë”.

Sfida fillon nga ora 15:30.

Më poshtë keni formacionet zyrtare për të dy skuadrat.