", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Portieri i PSG-së rrezikon burgun pas aksidentit me makinë

Gjithçka mund të kishte shkuar edhe më keq, por fatmirësisht ia doli të shpëtonte pa lëndime.

Portieri i PSG-së, Marcin Bulka  i cili u kthye në vendlindjen e tij, Poloni, pas ndërprerjes së detyruar të futbollit, pësoi një aksident të frikshëm rrugor natën e të mërkurës. 

Sipas atyre që raportojnë mediat polake, 20 vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip Lamborghini dhe në momentin që ka tentuar të parakalojë një automjet është përplasur me një makinë tjetër që vinte nga ana e kundërt e rrugës.

Fotografitë e gjendjes së automjetit tregojnë se pasojat mund të ishin shumë më rënda, por për fat të mirë portieri ia hodhi paq.

Mirëpo gjithçka nuk është mbyllur këtu pasi nga lajmet e fundit që qarkullojnë në Poloni, portieri tani rrezikon të dënohet nga gjykata polake me tre vjet burg, për shkaktim aksidenti.