‘Dy modele dhe dy alternativa’, Ish Presidenti Nishani replikon me Edi Ramën përmes një fotoje

Ish presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur me një foto domethënëse sulmeve të qeverisë kundër takimeve të kreut të opozitës me qytetarët. 

Nga një anë e fotos janë banorët e një lagjeje në Durrës, me të cilët u takua kreu i opozitës, Lulzim Basha, nga ana tjetër është policia që dhunon një të ri në mbrojtje të teatrit.  “Dy modele, dy rrugë, dy alternativa, dy oferta!

Pushteti i kapur nga mafia përballë #opozitës tek populli.

#kuqezi mos rri po duku“ - shkruan ish Presidenti Bujar Nishani.