Basha: Që ekonomia të rimëkëmbet e që të ulet papunësia duhet të shpëtojmë nga Ramavirusi

"Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit".

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook të para pak minutave kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas liderit të opozitës, vendi tani ka nevojë për 

"Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t'u mbyllë gojën shqiptarëve, t'i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar", shkruan Basha në postimin e tij.