SPAK i përgjigjet Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Kemi bashkuar kallëzimet, po hetojmë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpërndarë ditën e sotme reagimin zyrtar të SPAK rreth kallëzimit të bërë në dhjetor dhe në maj për Teatrin.

Sipas letrës që publikon AMT dhe që mban firmën e kreut të SPAK, Arben Kraja, thuhet ndër të tjera se, ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake.

"SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjestarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme", shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në postimin e saj në Facebook.