‘Lodhja nga Zoom’ sundon botën, njerëzit vuajnë gjithmonë e më shumë pasojat negative të video konferencave

Nëse një ditë e mbushur me video konferenca po të lë të këputur, shumë më tepër se më parë, nuk je i vetëm. Gjithmonë e më shumë njerëz po vuajnë nga fenomeni i njohur si ‘lodhje nga Zoom’.

I quajtur kështu pas platformës popullore të komunikimit, termi përdoret për të përshkruar lodhjen që vjen pasi ke marrë pjesë në një video konferencë, qoftë kjo në Zoom, Google Meet apo platforma të tjera.

Psikologët bien dakord se ka mjaft aspekte të video konferencave që i bëjnë ato më të lodhshme se bisedat e drejtpërdrejta.