Takimi entuziast i Bashës/ Nishani: Populli po zien nga zemërimi

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar takimin që zhvilloi sot kryetari i PD-së në Durrës, ndërsa theksoi se populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj mafias që po i varfëron. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Nishani shprehet i habitur me konstatimet e kryeministrit Edi Rama, sa i takon rrezikut që kanoset nga takimet e Bashës me qyetarët për shkak të pandemisë.

POSTIMI I NISHANIT

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qënka në rrezik !!!

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë!

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !

Kombi nuk e pranon tradhëtinë!

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut!