Shtet rrumpallë/ Ja pse policia ndryshoi urdhrin për lëvizjen e makinave

Policia e Shtetit ka ndryshuar urdhrin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të dielën.

Në një deklaratë për mediat, polcia sqaron se pas konsultimit me Ministrine e Shëndetësisë nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e dielë.

Por kjo tregon se sa rrumpallë është shteti shqiptar. Arsyeja është e thjeshtë: Në median sociale, njerëzit e kuptuan direkt se urdhri i policisë për ndalimin e makinave të dielën bie në kundërshtim me urdhrin e dalë një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, që lejon lëvizjen e mjeteve.

Sqarimi i policisë:

Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do të përqëndrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona të kuqe.