Odegaard në radarët e Milanit?

Mesfushori i Real Madrid, Martin Odegaard raportohet se është në “radarët” e Milanit.

Odegaard, i cili aktualisht është i huazuar tek Real Sociedad, ka tërhequr vëmendjen e kuqezinjve me paraqitjet e zhvilluara në La Liga (7 gola, 28 ndeshje).

 Sipas asaj që raporton “TuttoSport” lojtari mund të transferohet tek klubi Lombard në formën e huazimit. Marrëdhëniet e mira midis drejtuesve të klubeve mund ta bëjnë këtë marrëveshje edhe më të prekshme. Mbetet për t’u parë...