Juventus hyn në garë për Pedro-n

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri dëshiron të afrojë në skuadër ish-lojtarin e tij tek Chelsea, Pedro Rodriguez.

Sipas “Calciomercato”, tekniku italian e pëlqen shumë sulmuesin spanjoll dhe për këtë arsye i ka kërkuar drejtuesve të ekipit torinez afrimin e tij në ekip.

Mirëpo bardhezinjtë nuk do ta kenë të lehtë, pasi për shërbimet e Pedro-s interesohet edhe Roma. Pritet të jetë një garë e fortë mes dy klubeve italiane, me sulmuesin spanjoll që dëshiron me patjetër largimin nga Londra.