RAMAvirusi shkatërroi vendin/ Kjo karikaturë i thotë të gjitha

Ekonomia shqiptare po përjetonte ditët më të zeza përpara se të vinte tërmeti i nëntorit.

Por pas lëkundjes së nëntorit, erdhi edhe pandemia. Ndryshe nga qeveritë e rajonit dhe të botës, në Shqipëri u dhanë vetëm grimca lekësh për qytetarët dhe biznesi.

Ekspertët e huaj përllogarisin se ekonomia e Shqipërisë do jetë më e goditura nga kriza. Shumë biznese janë mbyllur, të tjerë mezi mbijetojnë në këtë situatë.

Atëherë kur ishte menduar se qeveria i ka bërë të gjithë të zezat, ajo vendosi të shkatërrojë Teatrin Kombëtar. Tani kërkon edhe kredi për të ndërtuar një të ri, me koston që shkon sërish mbi shpinën e qytetarëve.

RAMAvirusi po vret të shkuarën, por edhe të ardhmen e shqiptarëve. Kjo karikaturë e mjeshtrit Bujar Kapexhiu në gazetën Mapo e ilustron më së miri katastrofën e pandemisë mbi Shqipërinë.