Inter shfaq interes për sulmuesin e Arsenal

Ka një emër të ri për merkaton e Interit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, i cili në 114 ndeshje të luajtura ka shënuar 45 gola.

Është e përditshmja franceze “L’Equipe”, e cila raporton se zikaltërit tashmë kanë nisur manovrat e para për ish-lojtarin e Lyon.

Megjithatë, futbollisti nuk duket i joshur nga destinacioni milanez. Gjithmonë sipas të njëjtit burim, në fakt, duken të pakta mundësitë që Lacazette të shkëmbejë interesimin e Interit. Të shohim nëse pista do të mbetet vetëm një hipotezë.