Hiqen kufizimet në 5 bashkitë e fundit 'zonë e kuqe', çfarë nuk do të lejohet

Ministria e Shëndetësisë njoftoi para pak minutash edhe njëherë se si do të jetë fundjava e fundit 30-31 maj në "zonat e kuqe"të vendit: Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë, Shkodër.

Hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesit në të gjithë vendin. Hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.