‘Kanë djegur kanabis gjatë ritualeve fetare në tempull’/ Ja çfarë ka zbuluar studimi arkeologjik

Sipas një studim arkeologjik, izraelitët e lashtë kanë djegur kanabis si pjesë e ritualeve të tyre fetare.

Një substancë e ruajtur mirë e gjetur në një tempull 2700-vjeçar në Tel Arad, është identifikuar si kanabis, raportojnë mediat e huaja.

Nga studimi është arritur në përfundimin se kanabisi mund të jetë djegur si pjesë e ritualeve nga besimtarët.

Bëhet e ditur se kjo është prova e parë e gjetjeve të drogave psikotrope që u përdorën në adhurimin e hershëm hebre, raportojnë mediet izraelite.

Ndërkaq tempulli u zbulua për herë të parë në shkretëtirën Negev, rreth 95 kilometra në jug të Tel Aviv në vitet e 60-ta.

Në studimin e fundit, të botuar në revistën arkeologjike të Universitetit të Tel Aviv, arkeologët thonë se dy altarë gëlqeror ishin groposur brenda faltores.