Koronavirusi shkon edhe në Librazhd/ Ja qytetari që do të konfirmohet pozitiv ditën e nesërme

Zgjerohet harta e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, ditën e nesërme kësaj harte do ti shtohet edhe qyteti i Librazhdit.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.K, shitës në tregun e qytetit.

I infektuari është paraqitur vetë pranë Senatoriumit në Tiranë nga ku edhe i ka telefonuar 127-ës.

Informacione nga Librazhdi thonë se, personi në fjalë ka lëvizur lirshëm në qytet ditët e fundit çka shton frikën se mund të ketë infektuar edhe persona të tjetër. /Syri.net