Haaland, Mbappe e Pogba, si mund të duket formacioni i frikshëm i Realit sezonin e ri

Real Madrid po bëhet gati për të kryer 3 blerje të mëdha gjatë merkatos së verës.

Tri prurjet e reja janë me vlerë mjaft të madhe në treg: Haaland, Pogba dhe Mbappe. Me këtë treshe ofensive, duke llogaritur edhe Eden Hazard të rikuperuar plotësisht, galaktikët do të bëheshin të pandalshëm për këdo në Spanjë por edhe në Champions League.

Së fundmi tabloidi britanik "The SUN" ka publikuar formacionin e mundshëm si do të dukej nëse në “Bernabeu” zbarkojnë Mbappe, Pogba dhe Haaland, raporton SYRI.net.

Ky top-formacion i Real Madridit do të përbëhej nga: Courtois – Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo – Casemiro, Kroos, Pogba – Hazard, Haaland, Mbappe.