Ja kush është atentatori i dhëndrit të të ‘fortit’ të ngjarjeve të vitit 1997
Është zbuluar emri i autorit të plagosjes së ndodhur këtë mbrëmje në Peqin.
Ai është Adriatik Mezja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
I plagosur në Peqin ka mbetur 31-vjeçari Besmir Hakballa, i cili është edhe dhëndri i Tan Kateshit, të fortit të Peqinit në ngjarjet e vitit 1997.
Hakballa ndodhet për mjekim të specializuar në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për arsye banale, ndërkohë që raportohet se të dy personat njiheshin si problematikë.