FOTO/ Futbollisti 25-vjeçar vdes prej koronavirusit, viktima e tretë në familjen e tij!

Futbollisti Deibert Frans Roman Guzman është ndarë nga jeta si pasojw e koronavirusit.

25-vjeçari bolivian vuante prej disa kohësh nga virusi i rrezikshëm dhe fatkeqësisht nuk ia doli të rehabilitohej.

Por, në familjen Guzman nuk është kjo tragjedia e parë e shkaktuar prej koronavirusit. Futbollisti kishte humbur më parë të atin, Belizarion, i cili kishte qenë president klubi dhe xhaxhain, Luis Karmelon, i cili kishte stërvitur skuadrën e Deportivo Perejikes.

Deibert Frans Guzman luante për ekipin e Universitetit të Trinidatit.