EMRI/ Plagoset një person me armë zjarri

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit.

I plagosuri Besmir Hakballa është qëlluar në këmbë dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është kritike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe okumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Peqin dhe të DVP Elbasan po krehin zonën për kapjen e autorit