Skandali i Veliut/ Ironia e mjekes: Po heq nga FB fotot me rroba banje

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me ironi dhe zemërim pas komenteve të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mbi dhunën barbare mbi një adoleshent. Veliu fajësoi nënën e adoleshentit, pasi tha se ajo kishte foto të papërshtatshme në rrjetet sociale.

Mjekja e njohur, vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, reagon pas skandalit të sotëm të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Dokle nuk kursen ironinë lidhur me deklaratën e Veliut ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë ku tha se djali i dhunuar vjen nga një familje jo e rregullt, duke e ilustruar me një video të shkëputur nga jeta e saj private.

Sipas mjekjes, duhen fshirë fotot me rroba banjo nga Facebooku në mënyrë që të mos i ngelë vajza pa martuar.

"Nga çfarë familje vjen ky fëmija..."

Po heq nga FB fotot ku kam dalë me rroba banjo (pa to ka kush del), duke tymosur ndonjë cigare, e "dehur" pas ndonjë gëzimi familjar dhe shoqëror, po heq fotot e zborit me pushkën model 52 në krah, se jo për gjë, por do më mbetet dhe vajza pa martuar.

Ma va....!", shkruan mjekja e njohur në postimin e saj.