FOTOT/ SHBA si zonë lufte, fundi i përplasjeve duket i largët

Minneapolis në SHBA ngjante me një zonë lufte pas ditës së tretë me protesta pas vdekjes së George Floyd.

Pamjet shokuese tregojnë se si janë rrënuar dhjetëra biznese, kurse stacionit të policisë i është vënë flaka.

Tymi vazhdon të dalë nga disa vatra protestash. Përplasjet nisën pasi një polic i bardhë i vuri këmbën në qafë një personi me ngjyrë gjatë arrestimit. George Floyd humbi jetën.

Sipas BBC, trazirat pritet të vazhdojnë. “Nuk shihet fundi në horizont,” thotë analistja e BBC.