Del dokumenti/ Ministrja e Shëndetësisë firmos për të rifilluar futbollin në vend

Pas gati 3 muaj pushim, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë “dritën jeshile” rifillimin e futbollit në vend.

Prej kohësh, FSHF kishte vendosur 3 qershorin për rifillimin e Kategorisë Superiore, teksa tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit ka firmosur sot urdhrin e aktiviteteve të lejuara në këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit por pa tifozë.

Ja dokumenti: