Skandali/ Paloka: Ardi Veliu të shkarkohet nga detyra

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kërkuar menjëherë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pas skandalit të sotëm në Komisionin e Sigurisë, ku ky i fundit publikoi një video në të cilën shfaqej me pistoletë mamaja e djalit që u dhunua nga policia, por që në fakt pamjet ishin marrë nga një skenë filmi.

Paloka i ka quajtur këto metoda të Sigurimit të Shtetit, duke kujtuar edhe manipulimin që Veliu I bëri çështjes së Fredi Alizotit.

‘SKANDAL i dyfishte!

Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!

Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise , Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhunen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistolete ne dore. “Ja nga cfare familje vjen djali”-ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhunen.

Rezulton se nena e djalit 15 vjecar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik...!

Justifikimi i dhunes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhunen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .

Keto metoda te Sigurimit te Shtetit , Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti...!

Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!’