VIDEO/ Filmi që Ardi Veliu e shiti si skenë kriminale

Mori një skenë filmi për të justifikuar dhunën shtazarake të disa policëve mbi një 15-vjeçar, "faji" i vetëm i të cilit ishte xhiroja me biçikletë pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Kjo është ajo çfarë bëri sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

"Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar. Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.

Një gënjeshtër e pastër që i plasi në duar vetëm pak minuta më pas.

Pamjet e nënës së 15-vjeçarit me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit.

Bëhet fjalë për filmin “Dashuria s’mjafton” të Drilon Hoxhës, ku ajo ka patur një rol.

Çfarë duhet të bëjë tani Veliu? Të japë dorëheqjen vetë apo të shkarkohet?