Zyrtare: LaLiga rinis më 11 qershor

Tashmë është zyrtare. La Liga rifillon më 11 qershor.

Vendimi është marrë ditën e sotme pas një takimi mes federatës dhe La Ligas.

La Liga rinis me derbin andaluzian mes Sevillia-Betis.

"Federata Spanjolle dhe LaLiga kanë arritur një marrëveshje për 11 javët e mbetura për t'u luajtur në LaLiga. Rifillimi i kampionatit do të bëhet gjatë fundjavës së 13 dhe 14 qershorit. Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten 11 midis Seville dhe Betis ” , mund të lexohet në njoftimin për shtyp transmetuar nga “AS”.