VIDEO-ja skandal e Veliut, flet Zaida Çobo: Skenë nga filmi ku më vrasin djalin

Kryepolici Ardi Veliu sot ka publikuar pamje nga një film ku luante dhe Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar në mënyrë barbare nga 4 policë tek liqeni.

Veliu e publikoi videon, me qëllim që të justifikonte dhunën e ushtruar nga policët, duke shtuar edhe komentin: ‘ja se çfarë familje ka djali’.

Por Veliut ‘në vend që të vinte vetullat, nxorri sytë’ me duart e tij.

Videoja e publikuar nga Ardi Veliu është pjesë e një filmi me titullin ‘Dashuria s’mjafton’, ku Çobo luan rolin e një nëne që i vrasin djalin.

‘Janë xhirimet e një filmi dhe arma është lodër. Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrasin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës’, ka thënë Zaida Çobo në një prononcim për JOQ.