Mendoi se kështu do t’i jepte fund pandemisë, prifti indian i pret kokën 52 vjeçarit si sakrificë për perëndeshën që pa në ëndërr

Një prift 70 vjeçar në Indi vrau një burrë si sakrificë për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit.

Sansari Ojha nga tempulli ‘Brahmani Dei Temple’ është arrestuar nga policia, pasi i preu kokën 52 vjeçarit Saroj Kumar Pradhan.

Prifti nga Bandhahuda në Odisha zbulon se e vrau burrin për të kënaqur një perëndeshë.

Ai i preu kokën 52 vjeçarit në tempull me një sëpatë.

Prifti vendosi ta bënte këtë, pasi i doli perëndesha në ëndërr dhe mendoi se nëpërmjet kësaj sakrifice do të mund të ndalonte pandeminë e koronavirusit.