Hajdutët futen për të vjedhur në stadiumin e Napolit

Në Itali po përgatiten për rifillimin e kampionatit, i cili është vendosur të fillojë më 20 qershor.

Megjithatë diçka e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, pikërisht në lidhje me Napolin.

Disa hajdutë kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në stadiumin e klubit napolitan dhe janë drejtuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

Aty hajdutët kanë marrë vetëm një monitor, duke ditur që kampionati është i pezulluar prej kohësh edhe gjërat aty ishin të pakta.

Menjëherë pas kësaj, klubi i Napolit ka njoftuar policinë që ka mbërritur në vendngjarje, ku nuk kanë mundur të kapin dot personat që hynë në stadium, por po shikojnë kamerat dhe po kontrollojnë zonën për t’i gjetur ata.