FOTOLAJM/ Protuestuesit sulmojnë shtëpinë e policit dhunues

SHBA u përfshi nga trazira të dhunshme në natën e tretë të protestave kundër dhunës policore.

Protestat u provokuan nga vdekja e një personi me ngjyrë, të cilit polici i vendosi këmbën në fyt dhe e mbajti për disa minuta.

George Floyd humbi jetën, duke nxitur revolta dhe akte vandalizmi. Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do dërgojë ushtrinë. Ai paralajmëroi se ushtria do të qëllojë.

Ndërkohë në Minneapolis, protestuesit i vunë flakën stacionit policor.

Ata u drejtuan edhe te shtëpia e policit Derek Chauvin, që i vuri këmbën në fyt viktimës.

Forca të shumta të policisë së trazirave mbërritën te banesa e tij. Disa protestues mbanin pankarta: Nuk marr dot frymë. Të tjerë kishin lyer shtëpinë me fyerje: Policë derra, vrasës, etj.