Edhe rastet e Lushnjës vijnë nga spitali në Tiranë

Gjatë mëngjesit të sotshëm u dha lajmi se edhe në Lushnjë ka raste te raja me COVID-19. Katër raste me COVID-19 në këtë qytet, të cilët janë në karantinë shtëpie.

Sipas burimeve, ata janë kontakte të ardhura nga Tirana. Pasditen e djeshme kane rezultuar pozitivë.

Sipas informacioneve rastet e konfirmuara në këtë qytet jane dy familje.

Njëra familje, burrë e grua, janë infektuar në spitalin e sëmundjeve të brendshme në Tiranë.

Ndërsa familja tjetër, gruaja ka qenë në Tiranë dhe ka infektuar dhe bashkëshortin.